Politike

Mblidhet Këshilli i Bashkisë së Vlorës! Ulen në rrugë, vendosin karrige në oborrin e Teatrit, mbledhja zhvillohet pa krye

30 Qershor 2021, 08:21 Nga DOSJA
Mblidhet Këshilli i Bashkisë së Vlorës! Ulen në

VLORË– Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës zhvilluan mbledhjen e sotme në rrugë, përballë Teatrit “Petro Marko”. Sot këshilltarët kanë shkuar pranë Teatrit, aty ku kanë vendosur karrige përballë institucionit që qëndron i kyçur. Këshilltarët kanë vendosur një tavolinë ku është shënuar dhe emri i Lelit, edhe pse kanë qenë në dijeni se kryetari i bashkisë nuk do të jetë i pranishëm.


Leli ndodhet për një vizitë pune në Itali, ndaj nuk do të ishte prezent në mbledhje. Leli lajmëroi një ditë më parë se nuk do të ishte i pranishëm në mbledhje, për shkak të axhendës së planifikuar. Këtë e pohoi me anë të një video që publikoi në ‘Facebook’, ku bëri të ditur se Këshilli është njoftuar për mungesën e tij.

Këshilli Bashkiak ka miratuar të gjitha pikat që ishin të përcaktuara në rendin e ditës. Janë miratuar: ndihma ekonomike për familje në nevojë, ndihma ekonomike nga të ardhurat e bashkisë së Vlorë, pagesa për kopshtet dhe çerdhe për fëmijët e familjeve në nevojë.

Ç’po ndodh mes Këshilli Bashkiak dhe kryebashkiakut Dritan Leli?

Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka kërkuar një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli keshilli bashkiak i vlores dritan leli keshilli bashkiak i vlores

Sondazh

Poll