Politike

Vendimi i KKT- për ndërtimin e teatrit të ri, Manjani: Populli i Tiranës i mbështeti politikisht dhunuesit e trashëgimisë

30 Qershor 2021, 06:52 Nga DOSJA
Vendimi i KKT- për ndërtimin e teatrit të ri, Manjani: Populli i

TIRANË– Ylli Manjani ka komentuar vendimin e KKT-së për miratimin e lejes për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’ ai shkruan se miratimi është një provë që vërteton ligjërisht se shembja e godinës ekzistuese pa një projekt të ri dhe mbetet e paligjshme.

POSTIMI:

Ai hidrovori që miratuan dje fët e fët në KKT, si godinë Teatri Kombëtar është një provë me vlerë të dyfishtë. Një provë të vërteton ligjërisht se shëmbja e godinës ekzistuese pa një projekt të ri ishte dhe mbetet E PALIGJSHME. Është provë e paligjshmërisë në marrjen e vendimeve. Por është edhe provë që vërteton se populli i Tiranës i mbështeti politikisht dhunuesit e trashëgimisë historike. Nuk është vetëm Teatri, por gjithë Tirana historike u shuajt nga faqja e dheut me mbështetjen politike të popullit të Tiranës.
Për të qenë korrekt fare, gati 1 në 2 Tiranas mbështeten shëmbjen e Teatrit shembjen e historisë dhe shembjen në dru të çdo protestuesi që doli në mbrojtje të tyre.
Na pëlqen apo jo (mua jo për vete) ky është fakti politik i ulur këmbëkryq në Tiranën e 20 viteve të fundit.Kam vetëm një keqardhje për të gjithë ata që u dhunuan barbarisht, kundër reagimit të barbarëve që shembën historinë.Përndyshe e meritojmë qeverinë që kemi. E meritojmë që të kemi hidrovor (se Turbinën e kemi tashmë) në vend të Teatrit!
Meritojmë kulla në vend të shtëpive karakteristike të qytetit!!!

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, disa ditë pasi qeveria i akordoi fondin prej 900 milion eurosh Bashkisë Tiranë duke i hapur rrugë ngritjes së godinës, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka konsideruar si një mesazh për Gjykatën Kushtetuese vendimin për miratimin e lejes së ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Sipas AMT-sw ky lajm ka vetëm një mesazh, se qeveria nuk njeh asnjë pushtet tjetër përveç vetes dhe se e ka marrë vendimin, pavarësisht se Kushtetuesja nuk është shprehur ende.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kkt miraton lejen per ndertimin e teatrit kombetar ylli manjani kkt miraton lejen per ndertimin e teatrit kombetar ylli manjani

Sondazh

Poll