Procesi i vaksinimit për persona mbi 18 vjeç, Rama: Paraqituni në pikën më të afërt
29 Qershor 2021, 16:15Nga DOSJA
TIRANË- Të gjithë qytetarët që janë mbi 18-vjeç kanë të drejt të vaksinohen në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, shkruan se deri tani procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta, duke shtuar se qendrat e vaksinimit do të jenë hapur deri në orën 20:00. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë të vaksinohen duke u paraqitur në qendrat e vaksinimit me anë të një karte identiteti.
Postimi i plotë:
Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit. Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit.***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.
Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 900 mijë qytetarë. Aktualisht ka nisur shpërndarja e dozave tek moshat mbi 18vjeç. Në vendin tonë janë imunizuar bluzat e bardha, janë vaksinuar gazetarë, efektivë policie, mësues e pedagogë. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.
(I.A;f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Partia Demokratike e ka konsideruar si një presion ndaj Gjykatës Kushtetuese vendimin e KKT-së për miratimin e lejes për ndërtimin e Teatrit të Ri ...
TIRANË– Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, disa ditë pasi qeveria i akordoi fondin prej 900 milion eu...
ELBASAN– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë sot dozën e parë të vaksinës anti COVID-19. Në ditën e parë kur u hap vaksin...
TIRANË– Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim pas publikimit të një raporti të OKB-së, i cili e rendit Shqipërinë të parën në Europë për kanabisin. Erv...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të tregojë zanafillën e konfliktit me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. I pyetur nga gazetarja Klesiana Omeri, ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar se plagosja e ndodhur jashtë një lokali nate në Sarandë është përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Në një konferencë...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama nuk pranoi që ministra, deputetë dhe përfaqësuesë të Partisë Socialiste të nxisin shkeljen e ligjit duke mbrojtur ata që shkelin l...