Numri 2 i DASH në Tiranë! 65 minuta me Ramën në zyrë, e ftuar speciale edhe Yuri Kim. Shkon edhe tek Basha, e pret Bardhi d
30 Qershor 2021, 05:41Nga DOSJA
TIRANË– Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme. Pak pas orës 10:00 të paradites, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim është futur në Kryeministri për të zhvilluar një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama.
Pas më shumë se 1 orë takim në Kryeministri me Ramën, Reeker ka dalë për në selinë blu, ku është pritur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe deputetja e zgjedhur Jorida Tabaku. Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka qëndruar për ta pritur brenda godinës së PD-së, por në mbarim të takimit e ka shoqëruar vetë deri tek makina. Në mesditë Reeker do të ndalet edhe në zyrën e ministres së jashtme, Olta Xhaçka me të cilën do të zhvillojë edhe me të një takim pune.
Më pas, më 1 korrik do të udhëtojë për një vizitë zyrtare drejt Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”. Nga Ohri diplomati i SHBA do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin.
Në Ohër, ai do të takohet me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet nesër për të vendosur për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, i cili rezultoi...
LEZHË- Një incident për muzikën e lokaleve pas orarit të lejuar me ligj në Shëngjin, ka nxjerrë në pah edhe një herë fenomenin shqetësues përgjatë pandemis...
TIRANË- Të gjithë qytetarët që janë mbi 18-vjeç kanë të drejt të vaksinohen në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, shkruan...
TIRANË– Partia Demokratike e ka konsideruar si një presion ndaj Gjykatës Kushtetuese vendimin e KKT-së për miratimin e lejes për ndërtimin e Teatrit të Ri ...
TIRANË– Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, disa ditë pasi qeveria i akordoi fondin prej 900 milion eu...
ELBASAN– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë sot dozën e parë të vaksinës anti COVID-19. Në ditën e parë kur u hap vaksin...
TIRANË– Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim pas publikimit të një raporti të OKB-së, i cili e rendit Shqipërinë të parën në Europë për kanabisin. Erv...