Aktualitet

“Ai më përdhunoi në plazh”/ Arrestohet shqiptari në Kos, turistja gjermane e denoncon, 27-vjeçari mohon gjithç

30 Qershor 2021, 07:03 Nga DOSJA
“Ai më përdhunoi në plazh”/ Arrestohet shqiptari

GREQI– Një 27-vjeçar shqiptar, ende i paidentifikuar, është arrestuar nga Policia greke, pasi akuzohet për përdhunimin e një turisteje gjermane në ishullin e Kosit.

Sipas mediave greke, ngjarja mendohet se ka ndodhur të hënën pasditë, kur ajo pretendoi se shqiptari e ndoqi nga pas kur po kthehej në hotel, e çoi në plazh dhe më pas e dhunoi seksualisht. 

“Jam përdhunuar në plazh. Po shkoja në hotel dhe ai nuk më la,”-tha 27-vjeçarja para Policisë greke, pasi identifikoi atë që e cilësoi si agresorin ndaj saj. Ndërkohë që shqiptari nga ana tjetër  e mohon kategorikisht akuzën.

Tani gjithçka mbetet në dorë të ekzaminimit mjeko-ligjor për të zbardhur gjithë çfarë ka ndodhur dhe të hedhë dritë mbi akuza. 

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne kos arrestohet shqiptari ne kos

Sondazh

Poll