Aktualitet

Operacioni ‘Eksploziv’ në Lezhë/ I vendosi tritoli biznesit që po ndërtohej në Shëngjin, arrestohet 21 vjeçari i shpa

30 Qershor 2021, 07:06 Nga DOSJA
Operacioni ‘Eksploziv’ në Lezhë/ I vendosi tritoli

LEZHË– 21-vjeçari Angli Stafuka është arrestuar nga policia e Lezhës pasi ka marrë pjesë në vendosjen e tritolit në objektin në ndërtim të Liman Gjokës, në Shëngjin.

Ngjarja ndodhi më 11 dhjetor të 2020-ës, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “. Dy të rinjtë, hodhën në objektin në ndërtim sasi të vogla si lëndë plasëse, duke lënë pas vetëm dëme materiale.

Për këtë ngjarje, është arrestuar më parë 21 vjeçari Erlind Pajtani nga Kruja. Dy personat akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

NJOFTIMI:

Vijon operacioni policor i koduar “Eksplozivi”. Shkon në 2 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet dhe ndalohet 21-vjeçari, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.Më parë është vënë në pranga autori tjetër i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune profesionale hetimore, bënë të mundur identifikimin e një tjetër shtetasi të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në një objekt në ndërtim në Shëngjin, më datë 19.11.2020. Si rezultat i provave të grumbulluara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. P. (i ndaluar gjatë operacionit “Eksplozivi”, në dhjetor 2020), më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet angli stafuka erlind pajtani angli stafuka erlind pajtani

Sondazh

Poll