Aktualitet

Maskat në aksion! Me armë në dorë, grabitet një furgon me banane në Fushë Krujë, e braktisin pas disa orësh në Kurbin

30 Qershor 2021, 06:49 Nga DOSJA
Maskat në aksion! Me armë në dorë, grabitet një furgon

FUSHË KRUJË– Grabitet nën kërcënimin e armës një furgon në Fushë Krujë. Tre persona të maskuar, me armë në duar, kanë ndaluar një mjet që transportonte banane.

Pasi kanë zbritur në tokë shoferin 62-vjeçarin me iniciale F.B.,, kanë marrë furgonin e ngarkuar me banane dhe janë larguar me shpejtësi nga rrethrrotullimi i Thumanës, ndërsa disa orë më pas u gjet i braktisur në një fshat të Kurbinit. Ndërkohë brenda tij u gjetën edhe 70 arka me banane, të palëvizura nga autorët e maskuar.

Policia ka nisur punën për të gjetur autorët e grabitjes, duke shoqëruar disa persona, ndërkohë që ka sekuestruar gjithë pamjet e kamerave në zonë, për të mësuar më shumë detaje lidhur me grabitjen.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet furgoni ne fushe kruje grabitet furgoni ne fushe kruje

Sondazh

Poll