Aktualitet

Gazment Bardhi për Pjerin Ndreun: Ai duhet të jetë në burg, është produkt korrupsioni i regjimit Rama-Doshi

29 Qershor 2021, 15:08 Nga DOSJA
Gazment Bardhi për Pjerin Ndreun: Ai duhet të jetë në burg,

TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një status në ‘Facebook’ ku ka komentuar ngjarjen mes kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu dhe efektivëve të policisë Shëngjin. Bardhi shkruan se kryebashkiaku i Lezhës nk duhet të jetë mbi ligjin por duhet të jetë në burg duke e përforcuar këtë ide me rastin e dosjes 184 kur Ndreu ‘fluturonte’ mësuesit nga puna me urdhër partie.

Sekretari i PD-së e ka quajtur Pjerin Ndreun si produkt të pushtetit të korruptuar të regjimit Rama-Doshi duke shtuar se modeli i politikës së lidhur me krimin duhet të zhduket në mënyrë që të ndalojë ankthi dhe pasiguria në familjet shqiptare.

Postimi i Plotë:

Pjerin Ndreu ka ndërhyrë tek efektivët e Policisë për të mos shoqëruar pronarin e një hoteli që kishte shkelur rregullat anti-COVID, duke iu prezantuar me fjalët: Ligjin e bëj unë… Një ditë më pas, ndaj dy efektivëve të patrullës së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eprorët e tyre për “Shkelje të rëndë të atributeve e kompetencave të Policisë”, me argumentin se në hotelin ku kishte muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj. Por edhe efektivët nuk e kanë lejuar ngjarjen që të kalojë pa kundërpërgjigje duke nisur një proces gjyqësor me kryebashkiakun.

(E.k;dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gazment bardhi pjerin ndreu tom doshi edi rama gazment bardhi pjerin ndreu tom doshi

Sondazh

Poll