Aktualitet

Nesër zyrtari i lartë amerikan, Philip Reeker viziton Shqipërinë, do të takohet me Ramën e Bashën

29 Qershor 2021, 14:45 Nga DOSJA
Nesër zyrtari i lartë amerikan, Philip Reeker viziton

TIRANË-Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme.

Reeker do të ketë takime me Kryeministrin Edi Rama si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit për të diskutuar mbi marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e tjera të interest të ndërsjelltë. Është bërë e ditur se me kreun e PD, Lulzim Basha takimi do të zhvillohet në orën 11:30 në selinë blu.

Ndërkohë Reeker pas Shqipërisë do të udhëtojë me datën 1 korrik edhe në shtetin fqinj, në Maqedoninë e Veriut, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin.

Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet philip reeker reeker vjen ne shqiperi philip reeker reeker vjen ne shqiperi

Sondazh

Poll