Aktualitet

ONM depozitoi prova shtesë për të, Imeraj: Nuk më janë vënë në dispozicion

29 Qershor 2021, 14:44 Nga DOSJA
ONM depozitoi prova shtesë për të, Imeraj: Nuk më janë

TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj është shprehur se nuk i janë vënë në dispozicion aktet e provave shtesë që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur sot për të dhe ka kërkuaruar ankimin e konfirmimit të saj në detyrë.

Në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala, Imeraj është shprehur se për tre vite hetime, nuk është njohur me asnjë provë dhe se do të bëjë një kërkesë për të marrë këto akte.

“Aktet shtese te ONM – se, nuk me jane vene ne dispozicion per thuajse tre vjet hetime. Do paraqes kerkese për t’u njohur me keto akte, dhe me pretendimet. Mbeshtes nje proces te drejte ligjor dhe pres nje proces te drejte ligjor,”- është shprehur Imeraj. 

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur sot prova shtesë pranë Komisionerit Publik për Drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj.  Në njoftimin e publikuar nga IKP-ja, thuhet se ONM, përmes provave shtesë që ka paraqitur i kërkon Komisionerit, të ankimojë vendimin për konfirmimin në detyrë të Imerajt.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj onm per imerajn elisabeta imeraj onm per imerajn

Sondazh

Poll