Politike

Sherri me armë në Sarandë, Rama pranon një “faj”: Totalisht përgjegjësi e Policisë, ka pasur ndëshkime

29 Qershor 2021, 12:13 Nga DOSJA
Sherri me armë në Sarandë, Rama pranon një

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar se plagosja e ndodhur jashtë një lokali nate në Sarandë është përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Në një konferencë për shtyp, Rama tha se për ngjarjen e ndodhur ka pasur edhe ndëshkime nga strukturat brenda Policisë së qytetit. 

“Rasti i Sarandës është tjetër. Fiks e strukturave të Policisë. Nuk ka përgjegjësi as gjykata, as media, saç ka Policia e Shtetit. Të falenderoj që ma solle që të bëj dallimin në pozicionin tim. Është ndëshkuar nga brenda Policisë, janë marrë masa. Dhe merren masa për raste të tilla. Rasti i Sarandës ka flagrancë absurde. Nuk ka ndodhur në ndonjë cep. Është rast ulëritës,”-tha Rama.


PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Do të jeni të hapur për ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor?

Rama: Kodi Rrugor dhe ai Penal i Republikës së Shqipërisë në këtë drejtim janë më të rëndët në Europë. Edhe për armëmbajtje pa leje. Çështje nuk është tek Kodet por as tek Policia. Çështja është tek dënimi. Nëse të gjitha masat dhe referimet të mbështetura me fakte dhe dokumenta, do të kishim një përputhshmëri më të madhe me çfarë thotë ligji. Ai që nuk t’ja dijë për logjikë e bën dënimin. Nëse mungon hallka kur ai paguan për atë dëm, sigurisht që ka dobësi në këtë betejë. Sidoqoftë, Policia e Shtetit do të tregojë kapacitetet për të qenë në lartësinë e detyrës. Shumë shpejt do të kemi në dispozicion dronat superinteligjent për të gjitha çështjet që janë në interes. Nëse ata që shkelin ligjin, nuk marrin atë që iu takojnë, është dobësi. Nuk është për ta deleguar përgjegjësinë. Përgjegjësia jonë, juaj është e qartë. Nuk ka krahasim me të shkuarën. Rasti i Sarandës është tjetër. Fiks e strukturave të Policisë. Nuk ka përgjegjësi as gjykata, as media, saç ka Policia e Shtetit. Të falenderoj që ma solle që të bëj dallimin në pozicionin tim. Është ndëshkuar nga brenda Policisë, janë marrë masa. Dhe merren masa për raste të tilla. Rasti i Sarandës ka flagrancë absurde. Nuk ka ndodhur në ndonjë cep. Është rast ulëritës.

LAJMI KRYESOR: Rama: Bizneset pa leje të largohen vetë, policia do ti sekuestrojë çadrat e shezlonët. Gati reforma, do të ketë lëvizje. Policinë e keni ofenduar ju më shumë se Pjerin Ndreu (DEKLARATAT)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama plagosja ne orange club rama konferenca 29 qershor 2021 sarande edi rama plagosja ne orange club rama konferenca 29 qershor 2021 sarande

Sondazh

Poll