Politike

Rama: Bizneset pa leje të largohen vetë, policia do ti sekuestrojë çadrat e shezlonët. Gati reforma, do të ketë lëvizje.

29 Qershor 2021, 10:26 Nga DOSJA
Rama: Bizneset pa leje të largohen vetë, policia do ti

TIRANË- “5 vite në jetën e një njeriu janë 5 minuta në rrugën e të bërit shtet”, kështu e krahasoi Edi Rama, kryeministër për 8 vite ose 8 minuta i Shqipërisë. Në një konferencë për mediat, të parën që prej fitores së 25 prillit, Rama u rikthye në zyrë për të folur për situatën në vend pas masakrës së Velipojës, aksidentit të rëndë në Fier dhe ngjarjeve të tjera kriminale. 

Kryeministri e hoqi barrën e përgjegjësisë nga Policia e Shtetit duke deklaruar se detyrat e policisë janë përmbushur dhe se mllefi për efektivët është absurd.

Ristrukturimi sipas tij është pjesë e planit për tu “perfeksionuar”, ndërsa përgjatë gjithë konferencën u sqarua të linte të kuptohej se lëvizje në polici do të ketë, edhe në kupolën drejtuese, por Ardi Veliu nuk preket. “Hej, Zot i madh! Nuk e di, nuk di si të shpjegoj që rastet konkrete shikohen në kontekst”,-tha Rama. 


Kryeministri Edi Rama tha se wshtw i qetë dhe i pashqetësuar lidhur me situatën e kronikës së zezë në vend. Rama, para gazetarëve, tha se e gjitha ishte ekzagjerim nga mediat, duke u shprehur se trendi nuk është shqetësues. Ndërkohë që shtoi se turistët e huaj nuk janë të frikësuar nga ndodhitë e fundit në vend. Kryeministri Edi Rama pranoi se ngjarjet e fundit kriminale dhe aksidentet janë të rënda, por shtoi se shifrat janë optimale. Rama tha se është përgjegjësia e qytetarëve të zbatojnë ligjin. 

(F.G;F.M/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konferenca e rames 29 qershor 2020 edi rama konferenca e rames 29 qershor 2020

Sondazh

Poll