Politike

‘S’jeni i shqetësuar se po jepni mesazhe të gabuara?’/ Rama i kthehet gazetares: Mos m’i përmbysni fjalët sy për sy

29 Qershor 2021, 11:43 Nga DOSJA
‘S’jeni i shqetësuar se po jepni mesazhe të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kapur me një nga gazetaret e pranishme në konferencën për shtyp. Ai kërkoi që ajo dhe kolegët e saj ta citojnë saktë dhe të mos i deformojnë fjalën.


Pyetje: Nuk jeni i shqetësuar, dje Çuçi tha se ngjarje të tilla janë normale, ndodhin kudo në botë. A jeni i shqetësuar se po përcillni mesazhe se shpejtësia dhe armëmbajtja janë çështje normale? A i keni kërkuar dorëheqjen ministrit? Për çfarë foli dje Çuçi, është se do të ketë lëvizje në Polici, do të jenë drejtojë apo edhe në thelb?

Rama: Kërkoj shumë përulësisht që fjalët e mia mundësisht mos i devormoni. Kuptimin bëjeni si të doni, se është bërë e vështirë për të përcjellë mesazhe nëse nuk janë prezentë. Pastaj mesazhet i marrin nga ndërmjetësimi juaj. Unë thashë nuk jam i shqetësuar në raport me tërësinë. Nuk mund të kem një imagjinatë aq të fortë sa për të parashikuar ngjarjet. Nuk thashë që ngjarjet më lënë indiverent. Përkundrazi e shpjegova qartë…Nuk e kuptoj si mund të përmbysen fjalët sy për sy. Të paktën ato që them mos i shtrëmbëroni.

LAJMI KRYESOR: Rama: Bizneset pa leje të largohen vetë, policia do ti sekuestrojë çadrat e shezlonët. Gati reforma, do të ketë lëvizje. Policinë e keni ofenduar ju më shumë se Pjerin Ndreu (DEKLARATAT)

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama parashikimi i motit 29 qershor 2021 edi rama parashikimi i motit 29 qershor 2021

Sondazh

Poll