Politike

Kronika e zezë “nxin” vendin, Rama më i qetë se kurrë: Po ekzagjerohet! Unë nuk jam i shqetësuar

29 Qershor 2021, 11:24 Nga DOSJA
Kronika e zezë “nxin” vendin, Rama më i qetë se

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur i qetë dhe i pashqetësuar lidhur me situatën e kronikës së zezë në vend. Rama, para gazetarëve, tha se e gjitha ishte ekzagjerim nga mediat, duke u shprehur se trendi nuk është shqetësues. Ndërkohë që shtoi se turistët e huaj nuk janë të frikësuar nga ndodhitë e fundit në vend.


PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: A jeni i shqetësuar për kriminalitetin? Jemi në kulmin e sezonit dhe ka një sërë ngjarjesh me viktima, ndërsa u bëmë thirrje turistëve që të vijnë se nuk kemi COVID. Çfarë masash do të merrni? Ministri ka fajësuar gjyqtarët dhe prokurorë?

Rama: Nuk jam i shqetësuar, në aspektin e trendeve të kriminalitetit apo aksidenteve. Trendet shikohen përtej disa ngjarjeve. Trendet janë brenda një limit që përcakton edhe shkallën sesi kriminaliteti ulet apo ngrihet. Apo nëse janë brenda kufijeve të arsyeshme. Janë shumë tronditëse. Për turistët mos kini merak. Atmosfera se turistët nuk duhet të vijnë se rrezikojnë të vriten rrugëve nëse në ekran dhe jo në realitet. Sepse nuk vijnë nga hëna, nga vende ku jetohet, ka edhe probleme. Një ngjarje nuk përcakton nivelin e sigurisë apo pasigurisë në një vend. Të thuash pastaj është bërë më keq sesa të kishte COVID, mund të thuhet por është nuk di si ta quaj. Duhet të jemi realist dhe duhet të kuptojmë mirë si është dinamika e çdo ngjarjeje. Në asnjë sekondë nuk jemi të kënaqur me punën tonë. Që nga puna ime, deri tek puna e cilitdo që ka për detyrë t’i dërgojë gjërat para. Kalojmë në ekzagjerim se unë nuk e di si Policia mund të shmangë një aksident.

LAJMI KRYESOR: Rama: Bizneset pa leje të largohen vetë, policia do ti sekuestrojë çadrat e shezlonët. Gati reforma, do të ketë lëvizje. Policinë e keni ofenduar ju më shumë se Pjerin Ndreu (DEKLARATAT)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konferenca e rames 29 qershor 2020 edi rama konferenca e rames 29 qershor 2020

Sondazh

Poll