“Ne s’po rrimë duarkryq, po punojmë…”/Rama shpjegohet para qytetarëve: E mbani mend njërin që bënte akrobaci? E di
29 Qershor 2021, 11:50Nga DOSJA
TIRANE– Kryeministri Edi Rama pranoi se ngjarjet e fundit kriminale dhe aksidentet janë të rënda, por shtoi se shifrat janë optimale. Rama tha se është përgjegjësia e qytetarëve të zbatojnë ligjin.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Nuk mund ta harroj që në këtë vend para disa vitesh kishte më shumë vrasje se ditë në vit, dhe nga ana tjetër, numri i aksidenteve ka qenë dyfish. A është numri i aksidenteve ai që do të ishte një numër aksidentesh i ulët? Jo, nuk është.
Por në rrugë janë me qindra e mijëra individë që kanë edhe ata detyrën e tyre karshi ligjit dhe familjes, se në rrugë mund të vrasësh e të vritesh, mund të lësh fëmijët jetim, ose të lësh prindërit pa fëmijë. Është përgjegjësia e secilit.
Natyrisht, që për ata që nuk e kanë si përgjegjësi është ligji dhe Policia e Shtetit. Jam i shqetësuar sesi ne mund të përmirësojmë punën tonë, por që ngjarje kulminante të kthehen në arsye ku duhet të shohim Shqipërinë si vendin ku turistët kthehen nga rruga apo ke frikë të dalësh në rrugë se të vrasin, është e tepërt.
Merrni shikoni sa raste Policia e Shtetit ka çuar para ligjit persona. E mbani mend atë që bënte akrobaci me makinë para disa muajsh. Merreni dhe shiheni sa herë Policia e Shtetit e ka çuar atë njeri para gjykatës. Por kuptojeni, që ne s’kemi sistem tjetër, s’kemi sistem tjetër. Ne s’po rrimë duarkryq. Po punojmë.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kapur me një nga gazetaret e pranishme në konferencën për shtyp. Ai kërkoi që ajo dhe kolegët e saj ta citojnë saktë dh...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe propozimin e ri për një ristrukturim të Policisë së Shtetit. Rama foli për një moshë të re të efektivëve, fuqizim përm...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrotje kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, duke u shprehur se të gjithë mund të gabojnë, duke iu referuar p...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur i qetë dhe i pashqetësuar lidhur me situatën e kronikës së zezë në vend. Rama, para gazetarëve, tha se e gjith...
TIRANË- “5 vite në jetën e një njeriu janë 5 minuta në rrugën e të bërit shtet”, kështu e krahasoi Edi Rama, kryeministër për 8 vite ose 8 minuta i Shqipër...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të gjithë bizneseve që operojnë në vijën bregdetare të lirojnë metrat e plazhit që kanë zënë pa leje. Rama tha ...
BRUKSEL– Kryedemokrati Lulzim Basha është shfaqur me një ‘look’ ndryshe nga herët e tjera. I skuqur dhe me thinja! Kjo është pamja e re e Bashës, që është parë ...
LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar për herë të parë pas përplasjes që ka pasur me efektivët e Policisë së Shtetit. Me fjalë fyese ndaj ...
TIRANË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është kallëzuar në Prokurorinë e qytetit nga tre efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët pretendojnë se i ka...