Politike

“Sherri i dy komshinjve…”/ Rama këshillon mediat: Demaskoni gjykatësit që shkelin detyrën

29 Qershor 2021, 11:33 Nga DOSJA
“Sherri i dy komshinjve…”/ Rama këshillon mediat:

TIRANE– Kryeministri Edi Rama përsëriti krahasimin e ministrit të tij, Bledi Çuçi, se “policia nuk mund të jetë në mesnate te sherri i dy komshinjve”. Rama tha se Policia e Shtetit nuk dënon, por vetëm reagon dhe ndalon. Kryeministri tha se mediat duhet të bëjnë demaskimin e gjykatësve që nuk zbatojnë detyrën. 


PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Se di si policia mund të shmangë një aksident apo si Policia mund të gjendet pas mesnate ku bëjnë sherr dy komshi. Përtej dy ngjarjeve, 3 apo 4, që të mos i kufizoj ka gjëra që patjetër duhen kuptuar dhe shfrytëzuar, por një gjë nuk ndryshon, Policia e Shtetit nuk dënon, por reagon dhe ndalon, çon përpara gjykatës persona që shkelin ligjin. Në rast se fjala vjen mund të konsiderohet arsye e një tragjedie fakti që personat e përfshirë kanë armë pa leje dhe armëmbajtja pa leje këtu te ne dënohet rëndë, nuk është policia ajo që çon në burg ata që çon para gjykatës dhe gjykata nuk i dënon as në minimum. Çfarë duhet të bëni ju? Së pari, duhet të bëni demaskimin e gjykatësve se janë fakte skandaloze që ndodhin. Na pëlqen, nuk na pëlqen ne, nuk ka një instrument qeveria që ti bëjë zap. Edhe shumë mirë që nuk e ka. Duhet që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre. 

LAJMI KRYESOR: Rama: Bizneset pa leje të largohen vetë, policia do ti sekuestrojë çadrat e shezlonët. Gati reforma, do të ketë lëvizje. Policinë e keni ofenduar ju më shumë se Pjerin Ndreu (DEKLARATAT)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama konferenca e rames 29 qershor 2020 edi rama konferenca e rames 29 qershor 2020

Sondazh

Poll