Sport

Tabloidi britanik motivon Kane, duke e krahasuar me Ministrin që u kap me dashnoren

29 Qershor 2021, 10:20 Nga DOSJA

ANGLI – Një ndër ndeshjet më të shumëpritura të këtij Europiani aj mes ANglisë dhe Gjermanisë është përcaktuar të luhet në orën 18:00 dhe padyshim për ato 90 minuta i gjithë kontinenti do t’i ketë sytë në sadiumin “Uembli”.

Faqja e parë e “The Sun” është hapur më një titull goditës, që përmban edhe nota të thella ironie e ndoshta edhe deri në sarkazëm.
Një mesazh i qartë për Harry Kane, sulmuesin kryesor të Anglisë që duhet të shënojë tani, kur duhet.

“Forca Harry, edhe Hancock shënoi”, shkruhet në titullin e përzgjedhur nga tabloidi britanik, duke i kujtuar sulmuesit “golin” që shënoi Matt Hancock, ministri i Shëndetësisë që u kap duke u puthur me këshilltaren e tij dhe më pas dha dorëheqjen.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll