Sport

“Euro2020” / Petkoviç: “Ishte një fitore historike për ne”

29 Qershor 2021, 09:11 Nga DOSJA
“Euro2020” / Petkoviç: “Ishte një fitore historike

RUMANI – Vladimir Petkoviç e cilësoi ndeshjen e djeshme si një nga më të rëndësishme të karrierës, por jo si më të rëndësishmen. Trajneri boshnjako-zviceran, pas kualifikimit të djeshëm, deklaroi:

“Kam përjetuar ndeshje të rëndësishme edhe kur drejtoja klube, por duke parë takimin e e djeshëm dhe se çfarë do të thotë për Zvicrën, pa dyshim që ishte një sfidë historike.
Kishte kohë që nuk kalonim në çerekfinale, ndaj për shkak të këtij objektivi të madh, edhe paraqitja jonë merr një dimension tjetër”.

Zvicra nuk ka ndryshuar asgjë në skemat e saj dhe Petkoviçi nuk e pati problem të zbulonte arsyen. “Kemi një ide taktike tonën dhe besojmë në punën e përditshme.

Edhe pasi humbëm me Italinë, nuk e humbëm vetëbesimin duke u përpjekur të ruajmë hapësirat mes reparteve. Merita është e këtyre djemve”, përfundoi trajneri i Zvicrës.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll