Aktualitet

Shpërthim në një kompani private në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik në Elbasan, nuk ka të lënduar

28 Qershor 2021, 19:08 Nga DOSJA
Shpërthim në një kompani private në zonën e

ELBASAN– Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Dosja.al ka mësuar se shpërthimi ka ndodhur konkretisht në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, në një kompani private.

Në kompaninë private gjatë përpunimit ka pasur një shpërthim që është ndjerë disa kilometra larg dhe ka vënë banorët në panik. Por, fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ngjarje të tilla janë regjistruar edhe më herët në këtë vend.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shperthim ne ish-kombinatin metalurgjik shperthim ne ish-kombinatin metalurgjik

Sondazh

Poll