Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Qytetari dhunon gruan që kërkonte lëmoshë, ndalohet nga njerëzit në rrugë, mbërrin policia dhe am

28 Qershor 2021, 18:32 Nga DOSJA
E rëndë në Tiranë! Qytetari dhunon gruan që

TIRANË– Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Rrugën e Kavajës, ku një kalimtar ka dhunuar një grua. Një kalimtar i rastit ka dhunuar dhe bërë për spital një grua, e cila kishte dalë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur për të lypur.

‘Balkanweb’ ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes dhe nga momenti kur ambulanca mbërrin për të marrë gruan e lënduar. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa kanë ndërhyrë qytetarët e rastit për të ndalur burrin nga veprimi i dhunshëm. Policia e ka vënë në pranga më pas.

Njoftimi i policisë Tiranë: Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, vihet në pranga 40-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit S. M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet gruaja ne tirane tirane dhunohet gruaja ne tirane tirane

Sondazh

Poll