Aktualitet

Lëvizje në Avokaturën e Shtetit, jep dorëheqjen Enkelejda Muçaj, e zëvendëson Brunilda Lilo

28 Qershor 2021, 18:10 Nga DOSJA
Lëvizje në Avokaturën e Shtetit, jep dorëheqjen Enkelejda

TIRANË– Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Enkelejda Muçaj ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Dosja.al ka mësuar se Muçaj nuk do të jetë më në krye të avokatisë së shtetit. Ajo ka dhënë dorëheqjen nga ky post, ndërsa arsyet nuk dihen ende.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, Brunilda Lilo do të jetë personi që do ta zëvendësojë Muçajn në këtë detyrë. Enkelejda Muçaj u emërua në postin e Avokates së Përgjithshme të Shtetit, një vit më parë, në muajin mars.

VENDIMI: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jep doreheqjen enkelejda muçaj jep doreheqjen enkelejda muçaj

Sondazh

Poll