Aktualitet

Shtoi dhe 17 ditë! Kompania ‘Integrated Energy’ ka menaxhuar mbetjet urbane në qytetin e Durrësit, falas, për një vit r

28 Qershor 2021, 18:49 Nga DOSJA
Shtoi dhe 17 ditë! Kompania ‘Integrated Energy’ ka menaxhuar

DURRËS– Kompania private ‘Integrated Energy’ i ka ofruar Bashkisë Durrës një vit shërbim falas për menaxhimin e mbetjeve urbane. Mësohet se kompania private, për një vit rresht ka marrë çdo ditë mbetjet e qytetarëve të Durrësit dhe i ka menaxhuar ato, pa marrë asgjë në këmbim.

Disa ditë më parë afati 1-vjeçar mbaroi, por sërish Bashkia e Durrësit nuk mori asnjë masë për menaxhimin e mbetjeve, duke ua lënë qytetarëve në rugë dhe duke realizuar kështu një masakër mjedisore.

Edhe pse pa u paguar, kompania private ‘Integrated Energy’ është ofruar që të kryejë sërish të njëjtin shërbim falas, edhe për 17 ditë të tjera. Pas datës 15 korrik Bashkisë Durrës do t’i duhet të gjejë një tjetër zgjidhje, pasi ‘bamirësisë’ i vjen fundi.

Pse është Durrësi ka mbetur në këtë situatë?

Dosja.al ka raportuar prej muajsh katastrofën mjedisore që vjen si pasojë e lënies së mëshirë të fatit të menaxhimit të mbetjeve urbane. Kazanët në disa vendgrumbullime janë mbushur dhe janë rreth 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina që nuk kanë se ku të zbrazen. Nga frika e sëmundjeve infektive, banorët në disa zona të Durrësit kanë nisur djegien e tyre. Një mosdakordësi mes Bashkisë dhe Qeverisë ka sjellë këtë situatë. Këshilli kërkoi nënshkrimin e një kontrate të gjatë me afat 10 vjecar me kompaninë koncesionare “Integrated Energy”, dhe kërkoi subvencion nga qeveria për përpunimin e tyre. Por skadimi i kontratës me inceneratorin e Sharrës ka sjellë këtë situatë. Është në dorën e qeverisë që të japë “ok” për trajtimin e mbetjeve, çka do të sillte edhe zgjidhjen e situatës me plehrat në Durrës.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet integrated energy masakra mjedisore ne durres plehrat ne durres integrated energy masakra mjedisore ne durres plehrat ne durres

Sondazh

Poll