Aktualitet

Katastrofa mjedisore në Durrës! Vjen zgjidhja nga kompania private, i ofron ndihmë Bashkisë pa asnjë tarifë për 17 ditë:

28 Qershor 2021, 18:12 Nga DOSJA

DURRËS– Kompania private ‘Integrated Energy’ e cila ka ofruar prej 1 viti shërbim falas, i ka ardhur sërish në ndihmë Bashkisë së Durrësit për menaxhimin e mbetjeve urbane duke shtuar dhe 17 ditë kohë. Kompania në fjalë, e cila operon në Sharrë, i ka dërguar një letër bashkisë Durrës, duke i ofruar një zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve urbane. Në shkresë thuhet se Bashkia mund të depozitojë mbetjet në landfillin e Sharrës, pa asnjë pagesë.

Bashkisë i është vënë një afat për dërgimin e mbeturinave në këtë vendgrumbullim deri më 15 korrik, ndërsa pas kësaj date ky institucion duhet të marrë masa për zgjidhjen e situatës.

Aktualisht mësohet se 6 kamionë janë nisur drejt Sharrës, për të transportuar mbetjet urbane.

Plehrat në Durrës janë dekompozuar prej ditësh mbi trotuare dhe brenda kazanëve nën temperatura përvëluese. E njëjta situatë ka përfshirë edhe periferinë e qytetit bregdetar. Plehrat janë hedhur nga Bashkia anës rrugëve nëpër fshatra, ku temperaturat e larta rëndojnë situatën, duke shtuar erën e rëndë të mbetjeve. Situata është problematike prej ditësh, teksa jemi në ‘zemër’ të sezonit turistik.

Masakra mjedisore ende e pazgjidhur në Durrës! Mbeturinat dekompozohen në rrugë nën temperaturat përvëluese, reagon Çuçi dhe Sako: Po punohet për zgjidhjen e problemit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kompania integrated energy masakra mjedisore ne durres plehrat ne durres kompania integrated energy masakra mjedisore ne durres plehrat ne durres

Sondazh

Poll