Aktualitet

‘Për të vendosur drejtësi’/ Qytetarët bëjnë thirrje për protestë në rrjetet sociale për 4 viktimat e famil

28 Qershor 2021, 17:43 Nga DOSJA

TIRANË– Qytetarët kanë shpërndarë një poster për protestën që do të zhvillohet nesër në Fier, në nder të katër viktimave që humbën jetën në aksidentin në Vlorë.

Protesta do të mbahet në orën 18:30, datë 29 qershor, në sheshin “Europa” në Fier; me diçiturën për familjen Gushi dhe për të vendosur drejtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit në aksin Fier-Vlorë në vendin e njohur si “Kripa”, ku të katër anëtarët e familjes Gushi humbën jetën. Eduart, Silvana, Anasatasia dhe Eva, humbën jetën teksa ishin duke shkuar me pushime në bregdet, pasi ishin kthyer nga Greqia, ku jetonin dhe punonin prej vitesh. Ata u përplasën nga një mjet Audi A8, që drejtohej nga i riu Igli Madani, ndërkohë që dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën po ecte mjeti i drejtuar nga 22 vjeçari.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me 4 viktima ne vlore proteste per familjen gushi aksident me 4 viktima ne vlore proteste per familjen gushi

Sondazh

Poll