Aktualitet

Aksident në Tropojë, makina përplaset me kamionin, 1 person i lënduar, arrestohet shoferi    

28 Qershor 2021, 18:13 Nga DOSJA
Aksident në Tropojë, makina përplaset me kamionin, 1 person i

TROPOJË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tropojë, ku një makinë tip “Volkswagen” është përplasur me një kamion. Nga përplasja ka mbetur e lënduar vetëm pasagjerja në kamion, me iniciale B.P e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë që drejtuesi i makinës me iniciale B.Gj është arrestuar nga policia, pasi shkaktoi aksidentin e ndodhur.    

Njoftimi i policisë:

Tropojë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin B. GJ, 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Fierzë-Tropojë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me automjetin tip Kamion, me drejtues shtetasin G. P., banues në Lekbibaj. Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjeria shtetësia B. P., banuese në Lekbibaj, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tropoje aksident ne tropoje

Sondazh

Poll