Aktualitet

Pas Velipojës, plas SHERRI në Ksamil për shezlonet! Policia rrethon zonën, biznesmeni: Ia dhanë një polici, pa të drejtë

28 Qershor 2021, 17:11 Nga DOSJA
Pas Velipojës, plas SHERRI në Ksamil për shezlonet! Policia

KSAMIL– Pas Velipojës, ka plasur konflikti për shezlonet edhe në Ksamil. Pronari i një hoteli të njohur, Albert Sula është përplasur me punonjësit e policisë, të cilët kanë shkuar t’i heqin çadrat.

“E lëri shezlonget aty o vëlla, do i lësh aty apo si është muhabeti, do skandal tani”, u thotë biznesmeni policëve.

Ai rrëfen se atë pjesë plazhi e shfrytëzon prej 15 vitesh, ndërsa sivjet ia kanë dhënë pa asnjë kriter një punonjësi policie.

Policia bashkiake e mbështetur nga ajo e rendit ka hequr disa shezlonë, të cilat biznesmeni i ka me dokumente të rregullta në bazë të territorit që menaxhonte prej vitesh.

Albert Sula, shpreh shqetësimin për pjesën e plazhit, duke u shprehur se hapësirën e shfrytëzuar prej tij, ia kanë dhënë një punonjësi policie. Ai vë në dukje se punonjësi i policisë nuk plotëson asnjë kriter, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Bregdetit nuk i ka dhënë zgjidhje.

“Unë jam pronar me kontratë i kësaj hapësire,investitroi i kësaj hapësire që ju shikoni këtu, prej më shumë se 15 vitesh. Kam hotel dhe i kam plotësuar të gjitha kriteret dhe ligjet që ka qeveria jonë për të marrë një kontratë plazhi, siç e kam marrë ndër vite. Edhe vjet e kam marrë nga ministria e turizmit.Një punonjës policie që ka marrë një lokal me qira, që nuk plotëson asnjë kriter në bazë të lokalit që ka, ka 10 tavolina ka, pasi ministria ka kritere të tjera, duhet të kesh 20 tavolina që të aplikojë për kontratë plazhi. Ai është qiramarrës dhe ka aplikuar dhe ka fituar të drejtën që të marrë këtë sipërfaqe plazhi në mënyrë të padrejtë. Unë e quaj absurde dhe të padrejtë këtë vendim që ka marrë bashkia apo Agjensia Kombëtare e Bregdetit”, tha Albert Sula për ‘Syri.net’.

Pushuesit kanë braktisur plazhin, duke u larguar drejt zonave të tjera.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra e velipojes sherr ne ksamil masakra e velipojes sherr ne ksamil

Sondazh

Poll