Aktualitet

Rikonstruksioni i rrugës pa hartën zbatuese, banorët e Fushë Mamurrasit dalin në protestë 

28 Qershor 2021, 17:21 Nga DOSJA
Rikonstruksioni i rrugës pa hartën zbatuese, banorët e Fushë

MAMURRAS- Banorët e fshatit të Fushë Mamurrasit kanë dalë në protestë ditën e sotme për shkak të mënyrës së rikonstruksionit të rrugës. Banorët kanë bërë me dije se në fillimin e punimeve për rikonstruksion e rrugës në vend nuk është vendosur asnjë tabelë sinjalizuese.

Për këtë ata kanë frikë se mos rikonstruksioni i rrugës nuk ka nisur sipas parametrave të duhura. Një nga banorët që ka dalë në protestë është edhe Kasem Meta, i cili është shprehur se edhe pse është socialist kjo nuk gjë nuk është e drejtë.

“Unë jam socialist, por kjo nuk është aspak e drejtë. Kryetarja e bashkisë Majlinda Cara duhet të interesohet pë proçesin e kryerjes së punimeve, ose ajo po përvetëson ato pak fonde në riksontruksionin e rrugës”, tha Kasem Mema.

Ndërkohë që banorë të tjerë janë shprehur se punimet në rrugë nuk duhet që të vijojnë pa u bërë e ditur harta zbatuese e punimeve si dhe kanë shtuar se në rikonstruksionin e rrugës duhet që të jenë të përfshira kanalizimet, dhe trotuaret.   

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kasem meta proteste ne fushe mamurras kasem meta proteste ne fushe mamurras

Sondazh

Poll