Aktualitet

Njësoj si ajo e Fierit! Gjykata e Vlorës u përgjigjet akuzave të Çuçit: Albert Spiro e liroi Edison Begajn pas kërkesës

28 Qershor 2021, 16:42 Nga DOSJA
Njësoj si ajo e Fierit! Gjykata e Vlorës u përgjigjet akuzave

VLORË– Gjykata e Vlorës u është përgjigjur akuzave të forta të ministrit Bledi Çuçi, i cili në një deklaratë për mediat përmendi emrat e disa qytetarëve që kishin liruar të arrestuar të kapur me armë, të cilët sipas tij, duhet të qëndronin të paktën tr evite në qeli. Në një reagim zyrtar, në përgjigje të akuzave kundrejt gjyqtarit Albert Spiro, Gjykata e Vlorës shprehet se Edison Begaj, i cili u kap me armë në lokal, disa ditë pasi iu bë atentat në Vlorë,  u lirua pas kërkesës së prokurorisë.

Reagimi i plotë: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi është njohur nëpërmjet medias me deklaratën publike dhënë nga Ministri i Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, i cili gjatë fjalimit të tij, ka përmendur vendimmarrjen e gjyqtarit Albert Spiro, në lidhje me shqyrtimin e çështjes penale, të paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për procedimin penal nr. 839/2021, në ngarkim të shtetasit E. B, ju informojmë se: Më datë 16.06.2021, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është regjistruar cështja me nr. 159 regj., datë 16.06.2021, me objekt: Vleftësim arresti, caktim mase sigurimi në ngarkim të shtetasit E. B. , akuzuar për veprën penale parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Sipas listës së gatishmërisë së gjyqtarëve, rezulton se gjyqtar i gatshëm më datë 16.06.2021, ka qënë gjyqtari Albert Spiro, të cilit i ka kaluar për shqyrtim kjo kërkesë penale. Në seancën gjyqësore të datës 18.06.2021, është marrë në shqyrtim kjo kërkesë penale, dhe nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është kërkuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në përfundim, gjykata ka vendosur sipas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria. Sqarojmë se, deklarata të tilla, nuk i shërbejnë imazhit të gjykatës si institucion për dhënien e drejtësisë dhe aq më tepër pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve. Jemi të hapur për verifikime nga ana e çdo institucioni të ngarkuar me ligj. Ju faleminderit!

Sot, Çuçi foli në lidhje me ngjarjet kriminale në vend dhe akuzoi disa prokurorë dhe gjyqtarë për lehtësim të masave për persona të përfshirë në krime. Çuçi tha sot se sipas tij, fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për vepra penale për të cilat akuzoheshin ishin 3 vjet heqje lirie.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi gjykata e vlores konferenca e cucit 28 qershor 2021 bledi çuçi gjykata e vlores konferenca e cucit 28 qershor 2021

Sondazh

Poll