Aktualitet

Kris arma në Drimadhes! Shkon i dehur në lokal dhe duke bërtitur, i riu merr pistoletën dhe qëllon kamerierin pasi i kërk

28 Qershor 2021, 06:29 Nga DOSJA
Kris arma në Drimadhes! Shkon i dehur në lokal dhe duke

VLORË– Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Drimadhes, pas një konflikti të çastit mes tre personash. Mësohet se 28-vjeari H.F., në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal duke bërtitur dhe bërë zhurmë, duke detyruar kamarierin  t’i afrohej dhe t’i kërkonte që të ulte zërin. Kjo kërkesë e kamarierit nuk i pëlqeu 28-vjeçarit, i cili u konfliktua fizikisht me kamarierin dhe një person tjetër në lokal dhe më pas ka shkuar në makinë e tij, ku ka marrë pistoletën manovër dhe ka qëlluar në drejtim të kamarierit. Policia e Vlorës bën me dije se pas ngjarjes, 28-vjeçari është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme ne drimadhes te shtena me arme ne drimadhes

Sondazh

Poll