Aktualitet

S’i çoi dot nënës rrogën e parë në shtëpi! Shqiptarët bëhen “një”, mbledhin para për të vëllanë e 20-vjeçar

28 Qershor 2021, 06:24 Nga DOSJA
S’i çoi dot nënës rrogën e parë në

TIRANË– Një faqe dhuruese (funderorbit.org) është hapur online për të ndihmuar vëllain dhe nënën e 20-vjeçarit i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Velipojë.

Faqja funderorbit.org  është hapur që ditën e djeshme dhe aty kanë mundësinë të gjithë shqiptarët anëembanë botës për të mbledhur para për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit, i cili nuk arriti të dërgonte as rrogën e parë në shtëpi. Për të dhuruar, klikoni këtu.

Të ndihmojmë nënën dhe vëllain e vogël të të ndjerit Myzerim Zeneli, i cili u vra padrejtësisht gjatë konfliktit me armë zjarri në Velipojë. Myzerimi i mbetur jetim heret nga babai, u punësua si kamarier pranë Hotelit të Gocajve për të siguruar jetesën për të dhe familjen e tij në gjendje të vështirë financiare. Por 20-vjeçari, nuk çoi dot as rrogën e parë në shtëpi dhe nëna e përcolli me pishmanin e një prindi që nuk i siguroi dot djalit thuajse asgjë në jetë. Të gjithë së bashku të sigurojmë një jetesë normale për vëllain e vogël, të rritet e shkollohet me mundësi për jetën, e drejtë që Myzerimit iu nda në ditën e parë korbzezë të asaj pune. Të gjithë së bashku dhurojmë për amanetin e Myzerimit. Për të ishte dita e parë e punës në hotelin e Gocajve por dhe e fundit e jetës së tij. Djali jetim jetonte me të ëmën dhe të vëllanë në lagjen Bahçallëk. Të atin e kishte humbur kohë më parë pasi ishte mbytur në lumin Drin. Me të dëgjuar të shtënat ai ka dalë nga dhoma e tij dhe është gjendur mes plumbave. Të gjithë së bashku dhurojmë me dhimbje për Myzerimin”, shkruan faqja.

LAJMI KRYESOR: Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut: Shkuam për të biseduar por situata doli nga kontrolli! Rrjeti angazhohet për të ndihmuar viktimën e pafajshme

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet myzerim zeneli myzerim zeneli

Sondazh

Poll