Aktualitet

Kishte vdekur prej ditësh! Policia jep detaje për turistin rus: S’ka shenja dhune, dyshohet se…

28 Qershor 2021, 06:20 Nga DOSJA
Kishte vdekur prej ditësh! Policia jep detaje për turistin rus:

LEZHË– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen e turistit rus në Shëngjin, i cili u gjet pa jetë brenda në apartamentin e tij. Mësohet se bëhet fjalë për Eduard Nikshinin, 39 vjeç, i cili është gjetur pa jetë nga kunati i tij. Në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndaj dhe paraprakisht dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: E rëndë në Shëngjin! Gjendet një turist rus i pajetë në një apartament

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lezhe turisti i vdekur ne shengjin lezhe turisti i vdekur ne shengjin

Sondazh

Poll