Aktualitet

“Maska” me armë në dorë u afrohet! Sulmohet çifti në Korçë, tentojnë t’i grabisin, 23-vjeçari tregon

27 Qershor 2021, 21:07 Nga DOSJA
“Maska” me armë në dorë u afrohet! Sulmohet

KORÇË– Një çift është sulmuar mbrëmjen e djeshme në Korçë, në periferi të qytetit, pranë Varrezave të Dëshmorëve. Dosja.al mëson se një person ende i paidentifikuar, i maskuar dhe i armatosur, ka sulmuar çiftin e të rinjve.

Sipas 23-vjeçarit, Daniel Toska, ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, teksa ai bashkë me një vajzë ishin duke konsumuar një pije jashtë makinës së tyre. Në atë moment, agresori u është agruar dhe është konfliktuar fizikisht me Toskën. Por 23-vjeçari është larguar për t’i shpëtuar duke lajmëruar menjëherë Policinë e Shtetit. 

Para se Policia të mbërrinte në vendin e ngjarjes, autori është larguar me vrap, ndërsa çifti është shoqëruar në Komisariatpër të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen. Kjo është e disata herë që në të njëjtën zonë ndodhin grabitje apo vjedhje të dhunshme të automjeteve dhe personave.

(k.m.F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sulmohet cifti ne korce sulmohet cifti ne korce

Sondazh

Poll