Aktualitet

TRAGJIKE/ U përplas me “Benzin”, humb jetën fermeri, kishte punuar tokën gjithë darkën, plagoset drejtuesi i tr

28 Qershor 2021, 06:11 Nga DOSJA
TRAGJIKE/ U përplas me “Benzin”, humb jetën fermeri,

LIBRAZHD– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Prrenjasit, ku mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 125 MB është përplasur me një traktor. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri që qëndronte në kabinën e traktorit.

Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i traktorit i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Zeqir Lleshi, i cili po drejtonte mjetin bujqësor, kishte qënë për të punuar në zonën e Rrajcës. Ndërsa viktima Xhevahir Dashi po e shoqëronte, por humbi jetën pasi mjeti përfundoi në një kanal.

Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit drejtuesin e traktorit dhe atë të makinës Benz.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne prrenjas xhevahir dashi zeqir lleshi aksident ne prrenjas xhevahir dashi zeqir lleshi

Sondazh

Poll