Aktualitet

Mbyllen hetimet për 613 kg kokainë, Arbër Çekaj i pandehur në mungesë

27 Maj 2019, 10:38 Nga DOSJA
Mbyllen hetimet për 613 kg kokainë, Arbër Çekaj i pandehur

TIRANË– Prokuroria ka mbyllur hetimet për rastin e gjetjes së 613 kg kokainë në një kontenier në portin e Durrësit. Dosja ka shkuar në Gjykatë, ndërkohë që mësohet se i pandehur në mungesë është marrë Arbër Çekaj, pronari i konteinerit.

Çekaj aktualisht ndodhet në Gjermani, ku së fundmi kërkoi edhe zil politik, për t’ju shmangur ekstradimit.

Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.

Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 613 kg kokaine arber cekaj armando pezaku donaldo lushaj 613 kg kokaine arber cekaj armando pezaku donaldo lushaj

Sondazh

Poll