Aktualitet

Atentati me një të vdekur në Vlorë, PD: Vend krimi, s’ka rend në qytetin ku Rama është deputet

27 Maj 2019, 09:43 Nga DOSJA
Atentati me një të vdekur në Vlorë, PD: Vend krimi,

TIRANË– Partia Demokratike ka reguar pas atnetit mafioz që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një 22-vjeçar mbeti i vdekur.

Në një status në rrjetin social, Fatbardh Kadilli shkruan se Vlora është kthyer në një vend ku krimi godet çdo havë.

Sipas Kadillit, për këtë arsye, vendi ku Ramaështë deputet kërkon më shumë se të gjithë qytetet e tjera largimin e kryeministrit.

Vlora serial krimi.
Perseri krimi godet ne Vlore. Nje i vrare dhe nje i plagosur rende eshte perfundini i nje atentati ne mesnate.

Vrasje, te shtena ne mes te qytetit jane bere ngjarje e zakonshme ne Vlore. Nuk kalon nje jave pa pasur nje ngjarje te rende. Ngjarje qe kane rrezikuar dhe jeten e qytetareve te pafajshem.

Rendi dhe siguria e qytetareve nuk ekzistojne ne qytetin ku KM eshte dhe deputet.
Ndaj ne protesten e opozites binte ne sy nje baner i gjate me thirrjen : “Rama Ik Nga Vlora”,”- shkruan Kadilli në facebook.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 01:10. Persona ende të paidentifikuar zbrasën dy kallashnikovë mbi dy të rinjtë që po udhëtonin mbi një motor, duke lënë të vdekur shokun e shënjestrës, Sotiraq Mhillin, 22-vjeç.

Mata mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua ne Tiranë pë një mjekim më të specializuar. 

Pak orë pas atentit u gjet një automjet i tipit “Mercedez benz”, që mendohet të jetë përdorur nga autorët. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me të shkuarën problematike të 32-vjeçarit në Greqi.

Shënjestra kërkohet nga drejtësia e shtetit fqinj për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafiropoulos, ngjarje e ndodhur më 12 tetor 2018.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ne vlore eno mata fabardh kadilli sotiraq mhilli atentati ne vlore eno mata fabardh kadilli sotiraq mhilli

Sondazh

Poll