Aktualitet

Gazetari publikon foton e Angela Merkelit me çadër në dorë: Nuk është histerike me 20 truproja (Foto)

27 Maj 2019, 10:02 Nga DOSJA
Gazetari publikon foton e Angela Merkelit me çadër në

TIRANË– Gazetari Denis Dyrnjaja ka vënë jetën e politikanëve shqiptarë përballë me atë të aty që jetojnë në vende të tjera të botës. Në rrjetet sociale, Dyrnjaja ka publikuar një foto ku kancelarja gjermane, Angela Merkel, shihet e veshur mjaft thjeshte dhe ecën me bashkëshortin e saj me çadër në dorë.

Gazetari shkruan më tej, teksa ironizon politikanët shqiptarë se njeriu më irëndësishëm në Europë nuk është histerike dhe nuk ka 20 truproja pas vetes.

Kancelarja e Gjermanisë me bashkëshortin e saj. Nuk po shkojnë as në Surrel, as në Lalëz, as në rezidencat e Lundrës apo Kodrës së Diellit. Po shkojnë në shtëpinë e tyre normale pasi kanë bërë pazar.

Nuk kanë 20 bodyguard që bëjnë si histerikë me makina para mbrapa, nuk kanë as gango që i ruajnë vullnetarisht. Njeriu më i rëndësishëm i Europës dhe ndër 5 më të rëndësishmit e botës është kaq e thjeshtë dhe e natyrshme në gjithçka,”- shkruan gazetari krahas fotos.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet angela merkel denis dyrnjaja angela merkel denis dyrnjaja

Sondazh

Poll