Aktualitet

I varur në kasolle, gjendet trupi i pajetë i 30-vjeçarit shqiptar, i cili u zhduk një muaj më parë në Itali

27 Maj 2019, 10:10 Nga DOSJA
I varur në kasolle, gjendet trupi i pajetë i 30-vjeçarit

ITALI – Dorian Liçaj, 30-vjeçari shqiptar që humbi gjurmët disa javë më parë në Itali, u gjend në një kasolle i vetëvarur. Karabinierët pas kërkimeve të shumta kanë arritur të zbulojnë trupin e pajetë të Dorianit rreth një kilometër larg shtëpisë.

Pranë tij ishin biçikleta dhe sendet e tij personale, duke përfshirë dhe telefonin e tij. Pas ekzaminimeve të trupit të pajetë nga autoritetet italiane, viktima është kthyer tek të afërmit në Shqipëri.

Deri në ditën e fundit po shpresohej që shqiptari të ishte gjallë, por ai e kishte kryer gjestin që kishte përshkruar në letrën e tij. Djali vuante nga ankthi dhe para largimit u kishte lënë të afërmëve një letër me shkrim, në të cilën u kërkonte falje për vuajtjet që u shkaktoi dhe shfaqte synime për vetëvrasje.

Burimi: Corriere di Ragusa

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorian liçaj i varur në kasolle itali vetëvritet dorian liçaj i varur në kasolle itali vetëvritet

Sondazh

Poll