Aktualitet

“Më vodhën shishen e parfumit”, gazetari denoncon grabitjet në Rinas: U dogje hajdut m*ti, zijini për gryke halabakët

27 Maj 2019, 10:15 Nga DOSJA
“Më vodhën shishen e parfumit”, gazetari denoncon

TIRANË- Situata me grabitjet në aeroportin e Rinasit është alarmante. Pas grabitjes spektakolare ku u morën mbi 6.7mln euro, dy punonjës të ngarkim-shkarkimit u arrestuan disa ditë më parë pasi vidhnin bagazhet e pasagjerëve.

Por makthi nuk ka përfunduar. Gazetari Bardhi Sajderasi, ka denoncuar në faqen e tij në Facebook, se i kanë grabitur një shishe parfumi dhe një krem.

Fatmirësisht thotë ai, shishja ishte bosh dhe kremi ishte i lirë, por kjo s’i ka penguar që hajdutët t’i marrin edhe këto.

Reagimi i plotë:

HAJDUTET ME ÇIZME TE…RINASIT!

Vijojne grabitjet diten me diell ne aeroportin kinez te Tiranes! Pas dollareve dhe eurove qe “mungojne” ne valixhet e pasagjereve te shumte, tani hajdutet rinasjane nuk pertojne te vjedhin cdo gje!

Ne linjen tranzit Tirane-Stamboll-Prage, te se shtunes kisha bindjen qe vjedhja do te ishte prezente! Ne valixhen direkte per Prage, vendosa nje kuti parfumi, cilesore dhe te shtrenjte sigurisht, dhe, ne te njejtin vend te valixhes nje krem pa asnje vlere. Parfumi kishte “avulluar” pa arritur dot ne Prage!

Hajdut muti i Rinasit! U dogje kete here! Ne kutine e parfumit te shtrenjte ishte vetem shishja, pra bosh!

Tani i duhet thene STOP hajduteve “kineze” te Rinasit. Policia kufitare dhe autoritetet duhet ta ndalojne kete masaker banale te vjedhjes se cdo gjeje! Turp, shume turp! Njerez, reagoni kur iu vjedhin! Duhen zene per gryke halabaket hajdute te Rinasit qe bashkepunojne ne hajduterine e tyre te shpifur me kedo, jo vetem me policine kufitare e doganen, por edhe me HAJDUTET PRONARE TE RINASIT!

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bardhi sajderasi grabitjet ne rinas bardhi sajderasi grabitjet ne rinas

Sondazh

Poll