Aktualitet

Plagosi Ridvan Kocën, shpallet në kërkim 37-vjeçari, i dënuar më parë për plagosje

27 Maj 2019, 09:26 Nga DOSJA
Plagosi Ridvan Kocën, shpallet në kërkim 37-vjeçari, i

LEZHË– Është identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori i plagosjes së Ridvan Kocës, që dnodhi një natë më parë në Lezhë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 37-vjeçar me inicialet P.K., identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

37-vjeçari rezulton të jetë një person me precedent penalë, i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Një natë më parë, ai mësohet të jetë futur në lokalin ku Ridvan Koca po pinte kafe në lagjen “Gurra” në Lezhë dhe ta ketë plagosur atë në këmbë.

Koca është dërguar në spital nga banorët e zonës ku mëohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është shprehur se nuk ka arritur ta njohë autorin dhe se nuk ka konflikte me asnjë njeri.

Njoftimi i policisë Lezhë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit R. K., ndodhur  mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e  Lezhës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K.

Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 88 dhe 278/2  të Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 35-vjecari plagoset ridvan koca plagosja ne lezhe ridvan koca plagoset 35-vjecari plagoset ridvan koca plagosja ne lezhe ridvan koca

Sondazh

Poll