Aktualitet

“Largohu ore *** mos më kap”/ SHERRI me forcat “Shqiponja” në Sarandë, policia gjobit me 1 mln lekë pronarin e l

27 Qershor 2021, 14:13 Nga DOSJA
“Largohu ore *** mos më kap”/ SHERRI me forcat

SARANDË– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar për konfliktin e ndodhur mes forcave “Shqiponja” dhe dy klientëve të një lokali në Sarandë, që ishte hapur jashtë orarit të lejuar.

Sipas njpftimit bëhet me dije se për faktin që loakli është hapur jashtë orarit të lejuar, pronari ka marrë 1 milionë lekë të reja gjopbë. Ndërsa dy persona, me inicialet S. A., dhe A. C., të cilët ndodheshin në lokal, janë proceduar penalisht pasi u përplasën me efektivët.

NJOFTIMI NGA POLICIA Sarandë: Vijon puna për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit. Procedohen penalisht dhe 2 shtetas, klient të lokalit, kundërshtuan punonjësit e Policisë. Gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit I.S. Gjatë kohës që punonjësit e Policisë po plotësonin masën administrative për ushtrimin e aktivitetit në kundërshtim me Aktin Normativ, ata janë kundërshtuar nga shtetasit S. A., dhe A. C., të cilët ndodheshin në lokal.

Shtetasit S. A., 49 vjeç, dhe A. C., 41 vjeç, banues në Sarandë janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar në gjëndje të lirë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin I.S. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ngjarja ndodhi një natë më parë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin momentin e shoqërimit të qytetarëve. “Largohu po të them! Mos më kap ashtu ore *. Edhe mua ë? Ore të *** motrën! “– dëgjohej ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia ne sarande sarande policia ne sarande sarande

Sondazh

Poll