Aktualitet

Drogë në lokal bashkë me nëntë klientët, “Shqiponjat” kapin mat 35-vjeçarin në Tiranë, ‘konsumuesit’ procedohen

27 Qershor 2021, 15:58 Nga DOSJA
Drogë në lokal bashkë me nëntë klientët,

TIRANË– Një 35-vjeçar me inicialet B.L., është vënë në pranga pasi akuzohet se kishte përshtatur lokalin e tij në një ambient ku konsumohej lëndë narkotike. Sipas njoftimit të policisë, forcat ‘Shqiponja’ kanë kapur në loakl 35-vjeçarin duke konsumuar hashash bashkë me nëntë klientë.

Këta të fundit janë proceduar penalisht. Gjithashtu është sekuestruar një sasi kanabisi. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë prëve të fundit janë vënë në pranga edhe disa shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë Tiranë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” të shtetasit: B. L., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të këtij shtetasi dhe të 9 klientëve të konstatuar aty (të proceduar në gjendje të lirë) u gjetën dhe u sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 39 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0. 58 mg/l, nuk i është bindur urdhërit të sherbimeve të Policisë për të ndaluar. Gjithashtu, nga kontrolli fizik i ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. Sh., 22 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimim në flagrancë të shtetasve: E. S., 31 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin Q. H., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; E. Ç., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.  Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35-vjeçari në tiranë forcat shqiponja tirane arrestohet 35-vjeçari në tiranë forcat shqiponja tirane

Sondazh

Poll