Aktualitet

Vrasja e 4-fishtë në Velipojë/ Sejko: 20-vjeçari zgjodhi të punojë si kamarier, nuk merrej me drogë, nuk ishte parazit. S

27 Qershor 2021, 12:01 Nga DOSJA
Vrasja e 4-fishtë në Velipojë/ Sejko: 20-vjeçari zgjodhi

TIRANË-Aktivisti Genc Sejko ka komentuar përmes një postimi në ‘Facebook’ masakrën që ndodhi ditën e sotme në Velipojë, ku mbeti i vrarë edhe kamarieri 20-vjeçari Myzerim Zeneli.

Ai ka vënë në pikëpyetje zgjedhjen që duhet të bëjë rinia në ditët e sotme kur edhe një profesion i thjeshte siç është kamarier të rrezikon jetën në Shqipëri. Ky profesion, i cili aplikohet jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë në sezonin e verës nga të rinjtë, është një punë e ndershme por gjithsesi jeta e 20-vjeçarit Myzerim Zeneli, u shua ditën e sotme nga disa plumba të paplanifikuar për të.

“Kam një zakon të “keq”. Kur vi në Shqipëri e ulem në kafe apo restorant, lë të paktën 10% të faturës si bakshish. Këtë e bëj edhe kur nuk më pëlqen ushqimi apo kafja; kjo sepse dua të vlerësoj punën e ndershme. Një djalë 20 vjeçar u zgjua dje dhe iku në punë. Ishte dita e tij e parë. Nuk iku të merrej me drogë. Nuk shkoi të vidhte. Nuk qëndroi në shtëpi si parazit. Zgjodhi të punojë si kamarier. Është një punë që në Europë e bëjnë shumë të rinjë gjatë sezonit të verës. Në orët e vona të darkës zemra e tij 20 vjeçare pushoi së rrahuri nga plumbat që nuk ishin planifikuar për të. Si ta frymëzojmë rininë që të bëjë zgjedhjen e duhur kur zgjedhja e duhur ka të njëjtin fund me zgjedhjen e gabuar?!”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet genc sejko masakra ne velipoje vrasja e katerfishte ne velipoje genc sejko masakra ne velipoje vrasja e katerfishte ne velipoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2021, 09:36

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi Velipojën e jo vetëm. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Tomor...