VOA për ngjarjen në Velipojë: Ndarja e bregut të rërës, në vijën bregdetare të Velipojës, prej vitesh është bërë b
27 Qershor 2021, 11:35Nga DOSJA
Katër persona mbetën të vranë dhe dy të tjerë të plagosur gjatë një konflikti me armë, pak minuta pas mesnatës, në plazhin e Velipojës.
Drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në mjediset e jashtme të hotel “Gocaj”, pas një konflikti të çastit, të lindur mes pronarëve të dy hoteleve për të drejtën e shfrytëzimit të hapësirës së rërës për vendosjen e shezllongeve dhe çadrave.
Mes viktimave është edhe biznesmeni 59 vjeçar, Kujtim Ferracaku, pronar i hotelit “Fantazia” në Velipojë.
Gjithashtu, i plagosur në këtë konflikt ka mbetur dhe vëllai i tij, Hasan Ferracaku si dhe një 17 vjeçar.
Biznesmeni Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçarit që u gjet i vrarë tre vite më parë në zonën e Livadhes, në periferi të qytetit të Shkodrës.
Në këtë ngjarje kriminale duket se janë përfshirë edhe persona të tjerë, për të cilët policia thotë se po kërkohen.
Në ndihmë të policisë vendore kanë shkuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe nje grup i forcave speciale “Renea”.
Në vendngjarje ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, si dhe drejtues të tjerë të policisë së shtetit.
Ndarja e bregut të rërës, në vijën bregdetare të Velipojës, prej vitesh është bërë burim konfliktesh mes pronarëve të hoteleve, pushuesve, por edhe grupeve kriminale që synojnë të shfrytëzojnë në mënyrë të jashtëligjshme vijën bregdetare. /VOA/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Alban Zeneli, drejtori i ‘Spitalit të Traumës’ ka folur në lidhje me gjendjen e dy të plagosurve së ditës së sotme nga masakra e Velipojës.Ai ka th...
TIRANË–’Masakra e Velipojës’ është kthyer në ‘epiqendrën’ e ditës, mbase dhe të javës. Këtë parashikon dhe gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e cila shkr...
TIRANË– Akoma më të trishta janë zbulimet e fundit në lidhje me fatin tragjik të 20-vjeçarit Myzerin Zeneli, i cili vdiq mbrëmjen e djeshme në Velip...
BULQIZË-Shtetasi Fitim Grana, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranë në bashkëpunim me atë të Dibrës, e cila ka bërë të mundur kapjen e tij.Gra...
VLORË– Një incident ka ndodhur pak para nisjes së mbledhjes së asamblesës së Partisë Socialiste në Vlorë. Një e moshuar tentoi që të takonte nga afër kryem...
VELIPOJË-Kreu i Komitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ në lidhje me ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku mbet...
Aktualitet27 Qershor 2021, 09:36
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi Velipojën e jo vetëm. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Tomor...
MILOT-Dy shtetase 52-vjeçare me iniciale F.K dhe V.I janë arrestuar ditën e sotme në Milot pasi janë kapur në flagrancë policia e shtetit duke tentuar të...
VLORË– Gjykata e Vlorës ka lënë në burg ditën e sotme 22-vjeçarin Igli Madani, i cili shkaktoi të premten aksidentin tragjik që i mori jetën tragjik...
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona si të perfshire në ngjarjen e rëndë. Dy personat dyshohen se ishin bashkë me vëllezerit Ferrac...