Aktualitet

“Konflikti ka nisur prej një jave”/ Qytetarja e Velipojës: Fajin e ka qeveria, shezlonet duhet të ishin ndarë me kohë

27 Qershor 2021, 12:33 Nga DOSJA
“Konflikti ka nisur prej një jave”/ Qytetarja e Velipojës:

VELIPOJË- Një qytetare e Velipojës ka komentuar ngjarjen e orëve të para të ditës së sotme në Shkodër që i mori jetën 4 personave dhe la të plagosur dy të tjetë.

Ajo ka thënë për “SyriTv” se ky konflikt kishte ditë që ishte hapur midis palëve dhe për pasojat e tij ja lë fajin qeverisë e cila duhet ti kishte ndarë me kohë sipërfaqet ku do të vendoseshn shezlonget.  Sipas saj kjo gjë mund të ishte parandaluar nëse qytetarët do të kishin lajmëruar në kohë policinë e shtetit.

Qytetarja tha se i njihte të dyja palët dhe se i vinte keq për ta pasi ata kishin investuar per Velipojën dhe për Shqipërinë. Për këtë ngjarje të rëndë ajo tha se Qeveria dhe Bashkia Shkodër duhet t’u kërkojnë falje publike familjarëve të viktimave.

“Sipas disa qytetarëve, ka kohë që ka nisur konflikti. Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm, nëse shohin një konflikt, duhet të reagojnë, të thërrasin 129, mos të ndodhë katastrofë, se më vjen keq për këta njerëz shumë. Me sa kam në dijeni unë, ka disa ditë që ka nisur konflikti e unë mendoj se fajin e ka qeveria. Kjo sepse shezllonget duhet të ishin ndarë me kohë. Më vjen shumë keq, sepse i njoh të dyja palët, kanë punuar për të sjellë njerëz në Velipojë dhe të bëhet Shqipëria. Neve na kanë zgjuar kallashët, nuk na u përgjigjën fillimisht nga policia. Britmat e një gruaje ishin të llahtashme. Kosovarët janë traumatizuar dhe kjo është e rëndë. Unë mendoj se duhet të ketë ndjesë publike për këtë ngjarje, ka njerëz që do varrosen, për shkak të interesave mes shumë palëve. Është e tmerrshme”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet flet qyetarja e velipojes per ngjarjen masakra ne velipoje velipoje vrasje e katerfishte ne velipoje flet qyetarja e velipojes per ngjarjen masakra ne velipoje velipoje vrasje e katerfishte ne velipoje

Sondazh

Poll