Aktualitet

Ishin fshehur poshtë maunes! Kapen 17 kilogramë heroinë, ishin nisur për në Mal të Zi, kamioni u soll nga Shkodra në Durr

26 Qershor 2021, 19:23 Nga DOSJA
Ishin fshehur poshtë maunes! Kapen 17 kilogramë heroinë, ishin

DURRËS– Sërish drogë në portin e Durrësit! Kësaj herë ka ndryshuar “preferenca” pasi autoritetet e portit kanë kapur 17 kilogramë heroinë, të cilat ishin ndarë në 34 pako të mirëizoluara dhe ishin fshehur poshtë një mauneje. Gjithë operacioni është zhvilluar pas një informacioni që Policia e Shkodrës kishte marrë për një sasi lëndë narkotike që dyshohej se kishte kaluar doganën e Hanit të Hotit.

Kamioni me targa shqiptare e drejtuar nga një shofer vlonjat, kaloi për kontroll në në vijën e dytë, ku rezultoi se ishte bosh dhe po shkonte për t’u furnizuar me mallra në Mal të Zi. Por për të shuar dyshimet u dërgua për t’u peshuar në portin e Durrësit, ku edhe u gjet sasia e lëndës narkotike, e cila ishte fshehur në serbator. 

Deri më tani në prangat e Policisë ka përfunduar vetëm shoferi i kamionit, një 55-vjeçar nga Vlora, Sulo Pajo. Ky i fundit ka mohuar që të ketë dijeni, duke pretenduar se është një i punësuar si shofer dhe nuk ka dijeni për lëvizje të tjera.

“Nuk kam dijeni, unë jam i punësuar, isha nisur për të marrë mallra,“-ka deklaruar ai para efektivëve të Policisë.

Kjo sasi e kapur droge në Portin e Durrësit, vjen jo më larg se një javë nga kapja e 324 kilogramë kokaine, në një kamion që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. Sasia e kokainës ishte e ambalazhuar me logot e disa firmave të njohura, si “Dior”, “PSG” e “Chicago Bulls”. Shoferi i arrestuar Nazif Ajroski është lënë në burg për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres heroine ne portin e durresit i sulo pajo durres heroine ne portin e durresit i sulo pajo

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2021, 18:43

GREQI– Dy 20-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar nga Policia greke, pasi akuzohen për përdhunimin e një të reje, vetëm 19 vjeç, të cilën e njohën në ...