Aktualitet

“Defender-Europe 21”/ Ambasada amerikane jep lajmin: Mbyllet me sukses stërvitja ushtarake në Shqipëri

26 Qershor 2021, 18:43 Nga DOSJA
“Defender-Europe 21”/ Ambasada amerikane jep lajmin: Mbyllet me

SHQIPËRI- Mbyllet me sukses stërvitja ushtarake “Defender-Europe 2021” ose shkurt “Defender 21” në Shqipëri

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane, e cila me anë të një njoftimi në faqen Facebook ka treguar fillimin e rrugëtimit dhe përfundimin e saj. Aleatët e NATO-s punuan bashkë më forcat ushtarake shqiptare gjatë një periudhe 2 mujore nga deti në breg në Portin e Durrësit.

“DEFENDER-Europe 21 nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Portin e Durrësit. Gjatë operacionit, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej. Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa aktivitetet e DEFENDER-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes, mësoni më shumë se si Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë,“- shkruhet në njoftim.

Stërvitja “Defender Europe 2021” nisi që në 26 prill, ku dhe u angazhuan 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje morën pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet defender 21 defender-eurpoe 2021 nato defender 21 defender-eurpoe 2021 nato

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2021, 18:43

GREQI– Dy 20-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar nga Policia greke, pasi akuzohen për përdhunimin e një të reje, vetëm 19 vjeç, të cilën e njohën në ...