Aktualitet

Aksident në Kukës/ “Benz-i” përplas 67-vjeçarin, i plagosuri me urgjencë drejt ‘Traumës’

26 Qershor 2021, 17:00 Nga DOSJA
Aksident në Kukës/ “Benz-i” përplas

KUKËS– Një aksident ka ndodhur në Kukës, ku një mjet tip “Benz” ka aksidentuar një kalimtar në aksin Kukës- Uzinë. Si pasojë, në prangat e Policisë ka përfunduar shoferi 38-vjeçar me iniciale S. Gj., ndërsa i aksidentuar është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. P., 67 vjeç, banues në Kukës.

I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kukes kukes policia e shtetit aksident ne kukes kukes policia e shtetit

Sondazh

Poll