Aktualitet

Aksident në Maqedoni/ Autobusi me turistë shqiptarë del nga autostrada, mes të lënduarëve një 14-vjeçar

26 Qershor 2021, 17:18 Nga DOSJA
Aksident në Maqedoni/ Autobusi me turistë shqiptarë del nga

MAQEDONI- Një aksident ka ndodhur në autostradën Manastir-Prilep, ku një autobus me targa shqiptare ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Autoritetet e Maqedonisë kanë raportuar se “më 26.06.2021 rreth orës 06.10 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën magjistrale Manastir – Prilep, autobusi me targa të Shqipërisë ka dalë nga korsia.”

Si pasojë e aksidentit shoferi i autobusit, L.M 48 vjeç ka marrë lëndime të rënda, ndërsa tre udhëtarët M.H 46vjeç, G.M 37 vjeç dhe një 14-vjeçar, janë në spital, por ia kanë dalë që të shpëtojnë me lëndime të lehta.

Policia e Manastirit ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur nga puna për zbardhjen e rrethanave që kanë shkaktuar aksidentin.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 4te lenduar autobusi del nga autostrada ne maqedoni 4te lenduar autobusi del nga autostrada ne maqedoni

Sondazh

Poll