Aktualitet

Nuk përmbahen! Polici “keç” me shoferin e kamionit në Qafë Thanë, ngjitet zvarrë në kabinë dhe e kap prej fyti (SHER

26 Qershor 2021, 18:06 Nga DOSJA
Nuk përmbahen! Polici “keç” me shoferin e kamionit

QAFË THANË- Një video ka bërë xhiron e rrjetit, ku shfaqet një efektiv policie dhe një shofer kamioni zihen me njëri-tjetrin. Sherri është bërë viral, por nuk dihen ende shkaqet sesi ka nisur.

Gjithë çfarë vihet re është fakti që polici kërkon të ngjitet me forcë në kabinën e shoferit, ndërsa ky i fundit tenton që të mbyllë derën, për të mos e lënë të afrohet.

 

Edhe pse tenton, shoferi nuk ia del dhe efektivi i hyn në kabinë, ku edhe fillon pjesa e dytë e sherrit mes tyre. Aty fillojnë dhe kapin nga fyti njëri-tjetrin dhe nisin e qëllohen me grushta. 

Ngjarja e çuditshme është filmuar nga shumë persona, por nuk ka ende detaje për shkakun e përplasjes mes tyre.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherri ne qafe thane sherri ne qafe thane

Sondazh

Poll