Aktualitet

Rrezikojnë 5-20 vite burg, por s’ka gjë që u heq këmbën nga gazi! Mbyllet java e aksidenteve tragjike, një familje u shu

26 Qershor 2021, 17:44 Nga DOSJA
Rrezikojnë 5-20 vite burg, por s’ka gjë që u heq

TIRANË– Prej vitesh tashmë fraza që dëgjojmë në kronikat e zeza është; bilanc lufte prej aksidenteve rrugore në Shqipëri. Sipas Eurostat, Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore duke shënuar çdo vit qindra jetë të humbura. 

Vetëm këtë javë ka disa të vdekur dhe dhjetra të tjerë të plagosur, në disa zona të njohura ku aksidentet janë kthyer gati-gati në një normë. Ngjarja më e rëndë e shënuar këtë javë është ajo e “Kripës” në Vlorë, ku një familje me 4 anëtarë u shua prej shpejtësisë së lartë, me të cilën po ecte mjeti tjetër. Ngjarja ngriti “në këmbë” opinionin pubik, por nuk është e vetmja. 

Numri më i madh i aksidenteve të shënuara ka qenë ditën e hënë, më 19 qershor. Në mëngjes, një makinë ra nga 100 metra lartësi nga aksi Kukës-Kalimash. Drejtuesi i mjetit u nis në gjendje të rëndë drejt Tiranës, por deri më tani nuk ka më detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

 

Disa orë më pas, dy persona u plagosën në aksin Elbasan-Bradashesh, pasi teksa po udhëtonin me shpejtësi të lartë u përplasën me një mjet tjetër.  Një prej të plagosurve kishte thyer këmbët, madje dhe rrezikonte që t’i humbiste. 

Por java nuk u mbyll këtu, disa ditë më pas në Shkodër dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, e si pasojë shoferët mbetën të lënduar rëndë. Fatmirësisht pa pasoja për jetën. 

Mbrëmë në darkë, disa orë pas aksidentit që i kushtoi jetën familjes Gushi, një shofere mori para një të ri që po qarkullonte me motor brenda qytetit. I riu shkoi në spital në gjendje të rëndë për jetën, por sërish nuk ka informacione lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Po ashtu, dje, pikërisht në Tiranë, një 82-vjecar  u përplas ditën e djeshme.Kjo pasi mjeti që drejtohej nga Mariglen Harizi, 25 vjeç, doli nga rruga, përplasi 82-vjeçarin dhe më pas përfundoi në lumin e Lanës. I moshuari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa policia ka arrestuar të riun.

Edhe sot aksidentet nuk kanë munguar, pasi një mjet tip “Benz” ka përplasur në Kukës një 67-vjeçar, i cili është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës. Ndërsa shoferi përfundoi në pranga. Edhe pse dënimi nga Kodi Penal për aksidentet me pasojë vdekjen parashikohet nga 5-20 vite burg duke se kjo nuk i ndalon drejtuesit e mjeteve që të heqin dorë nga gazi. 

Kur as gjobat dhe ndëshkimet nuk po e kryejnë rolin e tyre edukues, gjithë çfarë mbetet është që drejtuesit e mjeteve të ndërgjegjësohen vetë dhe të shohin më qartë numrin e vendosur për shpejtësinë e lejuar. Është vendosur ashtu për një aryse, jo për t’u tejkaluar. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksidentet në shqipëri aksident aksidentet në shqipëri

Sondazh

Poll